Dy amerikane ndeshen me një krijesë pa kokë

  • 08 March 2020 - 12:58
Dy amerikane ndeshen me një krijesë pa kokë

Një dyzetvjeçare nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbesa e saj pretendojnë se e kanë parë një krijesë të çuditshme pa kokë në juglindje të Teksasit. K. Celestine ka thënë se ajo ka qenë duke qëndruar në veturën e saj bashkë me mbesën tetëvjeçare, Mikayla Sudduth Diboll, kur papritmas e kishin parë krijesën në fjalë, që, duke marrë parasysh faktin që është shfaqur bashkë me muzgun e mbrëmjes, ua kishte futur frikën në palcë atyre.

"E pata ndalur veturën për të pushuar dhe për një moment kam vërejtur që një krijesë e rrethuar nga drita e gjelbër po vinte drejt meje. Krijesa në fjalë sa shkonte e afrohej dhe u pati afruar deri në atë pikë saqë unë e pata vërejtur që ai nuk kishte kokë. Krijesa pati ecur për rreth dhjetë metra, para se të zhdukej në qiellin e hapur", ka thënë zonja Celestine. 

(Kosova Sot Online)