Çfarë ishte objekti i jashtëzakonshëm që ra nga qielli?

  • 10 March 2020 - 10:27
Çfarë ishte objekti i jashtëzakonshëm që ra nga qielli?

Legjenda, e sjellë nga teoricienët e konspiracioneve në shumë dokumentare, tregon për një objekt jo të zakonshëm që ra nga qielli, objekt aq të çuditshëm sa U.S. Air Force lëshoi një deklaratë për shtyp ku thuhej se një UFO fluturuese ishte përplasur. Shumë shpejt kjo histori u bë një prej legjendave urbane më të mëdha në historinë e Amerikës.

Deri tani ka akoma shumë njerëz që e vënë në dyshim nëse ka pasur apo jo ndonjë përplasje, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë që e besojnë symbyllur që një përplasje e tillë ka ndodhur. Tani, Richard French, një pjesëtar i Air Force Lt. Col. i dalë në pension, tha për 'Huffington Post', që në fakt ishin dy përplasje. Kjo deklaratë e tij është shumë interesante veçanërisht pasi më parë ka qenë vetë French që i hidhte poshtë historitë me UFO. "Në fakt në Roswell kanë ndodhur dy përplasje dhe këtë gjë shumica e njerëzve nuk e dinë" - tha French për 'HuffPost'.

(Kosova Sot Online)