Zbulohet varri i vjetër 3000 vjet

  • 11 March 2020 - 12:36
Zbulohet varri i vjetër 3000 vjet

Arkeologët amerikanë kanë zbuluar një varr 3000 vjet të vjetër në qytetin jugor të Egjiptit. Luksor, ka bërë me dije ministria egjiptiane e antikiteteve. Në deklaratë thuhet se varri, muret e të cilit përmbajnë vizatime të bollshme, i takon Amenhotepit, rojtarit të tempullit të perëndisë egjiptiane Amon dhe se, sipas të gjitha gjasave, ka prejardhjen nga koha e sundimit të dinastisë së tetëmbëdhjetë të mbretërisë së re egjiptiane (midis viteve 1543-1292 para erës së re.

Ministri egjiptian i antikiteteve, Mamduh el-Damati, ka deklaruar se varri përmban "vizatime me ngjyra të theksuara, shumë të bukura", në të cilat në skena të ndryshme paraqiten Amenhotepi dhe gruaja e tij. Ai po ashtu ka bërë me dije se, në provincën Ismailia, në verilindje të Egjiptit, janë gjetur mbetjet e rezidencës së mbretit Tutmos II, faraonit të katërt të dinastisë së tetëmbëdhjetë.

(Kosova Sot Online)