Një UFO trekëndëshe vërehet afër vullkanit Kolima

  • 12 March 2020 - 10:04
Një UFO trekëndëshe vërehet afër vullkanit Kolima

Në muajin që gjendemi, pra në mars të vitit 2015, është vërejtur një UFO afër vullkanit Kolima. Më 9 janar të vitit 2015, afër njërit nga vullkanet më aktive të Meksikës, vullkanit Kolima, me anë të një webcam-i është regjistruar një UFO, e cila kishte formë të kalit që fluturon. Vullkani Kolima gjendet midis shteteve perëndimore meksikane, Kolima dhe Jalisko.

Një herë tjetër, "webcam" "kapi" edhe disa UFO të tjera afër vullkanit, më 23 dhe 24 shkurt dhe më 02 dhe 04 mars të këtij viti, bën të ditur një nga entuziastët e UFO-ve, i cili nuk donte që t'i përmendej emri. Ja si shprehet ai: "Isha duke i kontrolluar fotot "webcam" të vullkanit "El Volcano de Colima" (Kolima, Meksikë), gjë që e bëja çdo ditë. Sot zbulova këtë UFO në formë trekëndëshi, afër një vullkani". Besohet shpesh se vullkanet, në fakt, përdoren si baza sekrete të alienëve.

(Kosova Sot Online)