Diçka po e deformon galaktikën tonë?

  • 13 March 2020 - 08:37
Diçka po e deformon galaktikën tonë?

Rruga e Qumështit është galaktika jonë dhe studiuesit po habiten se si atë po e deformon diçka.

Galaktikat spirale siç është edhe Rruga e Qumështit zakonisht janë relativisht të sheshta.

Ndërsa qendra e galaktikës sonë është e sheshtë, skaji i saj i jashtëm është mjaft i dhëmbëzuar, shkruan Futurism.

Në një punim aktual, shkencëtarët po përpiqen të përgjigjen se si lindi kjo valë në formë S.

Devijimi mund të rezultojë nga graviteti i një lënde të errët që shpërndahet në mënyrë të pabarabartë.

Studiuesit gjithashtu besojnë se një fushë magnetike ose një përplasje me një galaktikë fqinje ka mundur t’a shkaktojë këtë.

Disa shkaqe të mundshme

Për të kufizuar shkaqet e mundshme, studiuesit ekzaminuan të dhënat e lëvizjes së 12 milionë yjeve në Rrugën e Qumështit.

Të dhënat për këtë erdhën nga teleskopi hapësinor evropian Gaia.

Ata zbuluan se lakimi në formë S nuk është statik, por po lëviz rreth galaktikës.

Skajet e harkuar të Rrugës së Qumështit ndryshojnë pozicionin e tyre me kalimin e kohës.

Galaktika “xhuxh” ndërhyn në Rrugën e Qumështit dhe kjo mund të jetë shkaktar i deformimit të galaktikës sonë.

(Kosova Sot Online)