Bazat sekrete të UFO-ve

  • 15 March 2020 - 12:23
Bazat sekrete të UFO-ve

Me shumë gjasë jeni lodhur nga raportimet e shpeshta për zonën e njohur si "Area 51", që ndër vite është lidhur ngushtë me praninë e UFO-ve, e shpeshherë është cilësuar edhe si bazë e tyre. Tani është raportuar edhe për nëntë baza të tjera sekrete të UFO-ve.

Në mesin e këtyre bazave të fshehta, në të cilat është raportuar për një sërë fenomenesh të çuditshme dhe për një numër të madh të shfaqjes së objekteve misterioze, janë edhe Lugina e Shën Luis-it, Miniera e Uenkeslasit, një bazë në zonën kufitare mes Nju-Meksikos dhe Kolorados, baza në Malin Ural si dhe Baza e UFO-ve në Zarzi të Irakut, bazë e cila pretendohet të jetë ndërtuar pas urdhrit të dhënë nga diktatori i atëhershëm irakian, Saddam Hussein. 

(Kosova Sot Online)