Shfaqja misterioze e pterosaurëve në epokën moderne

  • 15 March 2020 - 12:39
Shfaqja misterioze e pterosaurëve në epokën moderne

Një studim i bërë së fundmi nga hulumtuesi Jenny Randles tregon që në shtator të vitit 1982 ishte raportuar për rastin e parë të shfaqjes së një krijese, që, sipas përshkrimeve, ngjason shumë me pterosaurin. Një burrë i quajtur William Green kishte vërejtur një krijesë gjigante me ngjyrë të hirtë, me një palë krahë të mëdhenj. Fakti që krijesa në fjalë ishte përshkruar si me krahë gjigant, e kishte përjashtuar mundësinë që të ketë qenë ndonjë zog i natyrshëm dhe ka lënë të kuptohet që krijesa duhet futur në kategorinë e pterosaurëve.

Më vonë, rasti ishte raportuar në medie dhe raportimet e ngjashme nuk kishin ndalur, duke shkaktuar panik në mesin e shoqërisë. Në përpjekje të qetësimit të masës, ishte raportuar që një zog gjigant kishte arritur të ikë nga një kopsht zoologjik, megjithatë, dëshmitarët kanë qenë të bindur që krijesa me të cilën ishin ballafaquar ka qenë pterosaur i epokave të lashta. 

(Kosova Sot Online)