'Helikopteri' i çuditshëm duket të jetë i UFO-ve

  • 16 March 2020 - 10:41
'Helikopteri' i çuditshëm duket të jetë i UFO-ve

Hercilia da Costa, e cila në atë kohë ishte vetëm 9- vjeçare, ishte duke u kthyer në shtëpi nga shkolla e saj dhe teksa po kalonte nëpër disa lisa ajo e kishte vërejtur një dritë të çuditshme. Pas disa sekondave ajo e kishte vërejtur një objekt që qëndronte në tri këmbë. Në afërsi të objektit qëndronin shtatë burra, përafërsisht nga dy metra të gjatë.

Ata dukeshin shumë të habitur nga shfaqja e vajzës dhe njëri prej tyre ishte ulur në gjunjë për të mbledhur gurë në një çantë të tejdukshme. Burrat dukeshin si njerëzit e tjerë normalë, pasi që kishin gojë, hundë dhe trup sikur njerëzit e tjerë. Objekti ishte i rrumbullakët, ngjyrë argjendi, kishte një derë dhe dy dritare të rrumbullakëta. Hercilia kujton që i kishte parë dy drita të kuqe në pjesën e përparme të objektit. Pasi që objekti ishte zhdukur, njerëzit që kishin shkuar në vendin e ngjarjes kishin vërejtur shenja të këmbëve dhe shenja të helikopterit misterioz.

(Kosova Sot Online)