Ylli më i shpejtë i njohur

  • 18 March 2020 - 12:55
Ylli më i shpejtë i njohur

Gati dhjetë vjet pas zbulimit të tij, astronomët kanë konstatuar se ylli me emrin US 708 lëviz me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Të gjitha të dhënat e deritashme tregojnë se ky yll misterioz me gjasë është objekti më i shpejtë në galaktikë, e pa dyshim ylli më i shpejtë. US 708 lëvizë me një shpejtësi prej 1.200 kilometrash në sekondë apo 4,3 milionë kilometra në orë. Kjo shpejtësi mjafton që, sipas astronomëve, për rreth 25 milionë vjet, ky yll në tërësi do të "ikë" nga fuqia gravitacionale e Kashtës së kumtrit.

"Sikur të lëviznim me këtë shpejtësi, nga Toka deri në Hënë do të arrinim për vetëm pesë minuta", thotë Eugen Magnier, astronom nga Universiteti i Havajit dhe njëri nga kërkuesit shkencorë që kanë zbuluar vetitë e jashtëzakonshme të këtij ylli. Ylli US 708 është zbuluar në vitin 2005, e gjatë viteve të fundit, Magnier me kolegët e tij, duke përdorë teleskopët Keck II dhe Pan-STARRS1, ia ka dalë që ta llogarisë shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes së këtij ylli. Mendohet se shpejtësia e tij vjen nga shpërthimi i një supernove.  

(Kosova Sot Online)