Ufo-t dhe lidhja e tyre me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001

  • 18 March 2020 - 12:58
Ufo-t dhe lidhja e tyre me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001

Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Amerikë, sado që janë studiuar dhe është folur për to, prapëseprapë paraqesin njërën nga temat më të preferuara të adhuruesve të teorive të konspiracionit. Edhe pse ka edhe filma seriozë dokumentarë, të cilët vejnë në pyetje vërtetësinë e pohimeve zyrtare rreth këtyre sulmeve, ka edhe teori të tilla të cilat nuk vlejnë të përmenden. Por, ne do t'ua tregojmë vetëm teorinë më të re, e ju vlerësojeni vet, se a ia vlen të flitet për të, apo nuk ia vlen.

Tash vonë janë publikuar disa fotografi ku, pranë Kullave binjake, të cilat janë duke u djegur, shihet diçka në qiell, që sipas këtyre mbështetësve të teorive të konspiracionit, nuk është asgjë tjetër, pos një UFO. Duket sikur UFO-ja vështron atë që është duke ndodhur poshtë, kaosin që ishte duke ndodhur. Kjo fotografi më shumë sjell pyetje, sesa përgjigje, në lidhje me atë se pse një UFO do të ishte e pranishme aty dhe cili ishte roli i saj atë ditë. Apo, çdo gjë ishte rastësi?

(Kosova Sot Online)