A na kanë 'zbuluar' alienët, pa e marrë vesh ne fare?

  • 18 March 2020 - 15:10
A na kanë 'zbuluar' alienët, pa e marrë vesh ne fare?

Derisa ne, si njerëz, ende mund të mos kemi zbuluar dëshmi konkrete rreth ekzistimit të krijesave jashtëtokësore, ka mundësi që ata të na kenë 'gjetur' neve.

Këtë e thonë një grup shkencëtarësh të cilët këtë javë ishin mbledhur në Paris, për të diskutuar pse, pas kaq shumë dekadash të kërkimeve dhe mundësive të larta të ekzistimit të jetës jashtë planetit tonë, ende nuk kemi realizuar kontakt me krijesat jashtëtokësore.

Një mundësi, edhe pse jo aq e këndshme, mund të jetë që alienët inteligjentë me qëllim janë duke u fshehur nga ne, për shkak se ne, si njerëz, nuk do ta kishim të lehtë ta pranonim ekzistimin e jashtëtokësorëve më inteligjentë sesa ne. Kërkuesit shkencorë nga takimi ndërkombëtar

METI, thonë se alienët mund të jenë duke nga mbajtur në njëfarë 'kopshti zoologjik galaktik', thjesht duke na shikuar, pa bërë të ditur praninë dhe ekzistimin e tyre.

Ky takim tërëditor, i organizuar nga "METI International" (Messaging Extraterrestrial Intelligence) mbahet çdo të dytin vit në Paris.

Alienët kanë qenë gjatë tërë kohës afër nesh, pa e ditur ne fare

Shkencëtarët nga të gjitha disiplinat të mbledhur në Muzeun "Cité des Sciences et de l'Industriem science" për të eksploruar një pyetje e cila daton që nga viti 1950, e që tani njihet si paradoksi Fermi: '

Ku janë të tjerët?' Edhe pse kjo ide mund të jetë shqetësuese për dikë, disa shkencëtarë thonë se vëzhguesit jashtëtokësorë kanë qenë gjatë tërë kohës afër nesh, pa e ditur ne fare.

'Duket se jashtëtokësorët kanë imponuar njëfarë "karantine galaktike" për shkak se e dinë që ne do të kishim probleme kulturore po ta dinim ekzistencën e tyre', thotë bashkëkryesuesi i këtij takimi, JeanPierre Rospars, drejtor nderi i kërkimeve në "Institut National de la Recherche Agronomique".

'Evoluimi kognitiv i Tokës tregon tipare të rëndomta.

Ne mund të presim përsëritjen dhe paraqitjen e pavarur të krijesave inteligjente në univers dhe mund të presim që të shohim forma pak a shumë të ngjashme të inteligjencës kudo, në kushte të favorshme.

Nuk ka asnjë arsye për të menduar se njerëzit kanë arritur nivelin më të lartë të mundshëm të zhvillimit.

Në të ardhmen në Tokë mund të arrihen nivele më të larta të zhvillimit, por ato nivele mund të arrihen edhe gjetiu". m

Për këtë shkak, shkencëtarët thonë se, për ta thyer 'heshtjen', duhet që të jemi më direkt në qasjen tonë. Douglas Vakoch, president i METI, e krahason këtë me një zebër në kopshtin zoologjik, e cila papritmas kthehet duke ju shikuar në sy dhe fillon që t'ju sulmojë me shqelma.

Një zhvillim i tillë ekstrem dhe i papritur mundet me siguri që të shkaktojë reagim edhe nga ju (vëzhguesi).

'Ndoshta jashtëtokësorët janë duke i vëzhguar njerëzit në Tokë, ashtu sikur që ne i shikojmë kafshët në kopshtin zoologjik', deklaron Vakoch. 'Si mundemi që t'i bëjmë pronarët galaktikë të kopshtit zoologjikë që ta tregojnë veten?

' Për njerëzit që bazohen te qasjet shkencore, kjo mund të arrihet me anë të transmetimit të radiosinjaleve te yjet e afërta. Kjo është duke u tentuar që nga fillimi i viteve 1970, kur shkencëtarët, për herë të parë, transmetuan një mesazh ndërkombëtar në hapësirë, duke përdorë teleskopin "Arecibo Radio" në Portoriko. Por, duket se duhet të vazhdojmë edhe më tej. 


(Kosova Sot Online)