Nuk ka rastësi, gjithçka ka të bëjë me një plan të caktuar

  • 22 mars 2020 - 13:39
Nuk ka rastësi, gjithçka ka të bëjë me një plan të caktuar

Karl Gustav Jung, psikiatri i njohur zviceran, krijues i psikologjisë analitike, gjatë jetës së tij ka studiuar rastësitë dhe koincidencat e jashtëzakonshme, të cilat për nga aspekti i tyre tronditës, ishin në kufirin e realitetit. Në esenë e tij, të botuar në vitin 1952, ai thotë se rastësitë ndodhin më shpesh sesa që mund të shpjegohet me teorinë e probabilitetit dhe konkludon se, shumë rastësi, në fakt janë pasoja të veprimit të një fuqie, të panjohur për ne, e cila tenton ta vendosë një rend të gjithëmbarshëm.

Ai këtë dukuri e ka quajtur sinkronicitet, me qëllim të emërtimit të ngjarjeve të cilat në shikim të parë duket se nuk kanë kurrfarë lidhjeje midis veti, por në fakt kanë një lidhje tejet të papritur. Njëri nga shembujt e kësaj dukurie ishte edhe një ngjarje nga viti 1899 ku një njeri, në oborrin e tij, u vra nga reja. Tridhjetë vjet më vonë në vendin e njëjtë dhe në mënyrën e njëjtë vdiq edhe i biri i tij. tridhjetë vjet më pas, në të njëjtin vend vdiq edhe nipi i të parit dhe djali i të dytit.

(Kosova Sot Online)