Zënia e Diellit, vërejtje nga Zoti

  • 23 March 2020 - 13:43
Zënia e Diellit, vërejtje nga Zoti

Gazeta britanike "Independent" bën me dije se shumë shfrytëzues të internetit janë të shqetësuar se zënia e Diellit, që pritet të ndodhë më 20 mars, është shenjë e kiametit, apo porosi nga Zoti, me anë të së cilës ai na ndëshkon për gjynahet tona. Bindjet e tilla forcohen edhe më shumë nga përputhja e tri "ngjarjeve të rralla, e të rëndësishme, në qiell".

Në fakt, të njëjtën ditë kur ndodhë zënia e Diellit, do të shihet edhe super Hëna dhe do të shënohet ekuinoksi pranveror. Këto ngjarje në të kaluarën e largët janë festuar dhe shënuar në mbarë botën, në kultura të ndryshme. Ueb-sajti kontrovers amerikan, "WorldNetDaily", thotë se si ekspertët e interpretimit të Biblës besojnë se zënia e Diellit është vërejtje, të cilën na e tërheq Zoti. Njëri nga themeluesit e ueb-sajtit të krishterë "Root Source", Bob O'Del ka deklaruar se këtë përfundim e bazon në traditën çifute. John Hagee, mbështetës i profecisë së Hënës së përgjakur, thotë se kjo zënie e Diellit është shenjë e fundit të ditëve tona. 

(Kosova Sot Online)