Shtëpitë që vazhdojnë të jenë të pushtuara nga të famshmit e vdekur

  • 24 March 2020 - 14:45
Shtëpitë që vazhdojnë të jenë të pushtuara nga të famshmit e vdekur

Të famshmit na imponohen gjatë tërë jetës së tyre. Sapo ta hapim gazetën, apo ndezim radion, TV-në apo kompjuterin, ata i kemi aty. Por, disa prej tyre nuk rrinë rehat as pasi që të kenë vdekur.

Shtëpia e Marilyn Monroe-s në Brentvud

Ka pasur thashetheme dhe teori ndër më të ndryshmet të konspiracionit rreth vdekjes së parakohshme të Marilyn Monroe-s. Por, një gjë është e qartë – ajo vdiq para se të ishte e përgatitur për një gjë të tillë. Dëshmia më e mirë për këtë është prania e shpirtit të saj, i cili vazhdon që të endet poshtë-lart në shtëpinë e saj në Brentvud, Los Anxheles. Sipas një artikulli të botuar në tetor të vitit 2010 në “Business Insider”, shpirti i Monroe-s nuk rri vetëm në shtëpinë e saj, por edhe në hotelin “Roosevelt” të Hollivudit, ku ajo rrinte shpesh gjatë viteve 1950, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shtëpia e Harry Houdini-t në Los Anxheles

Shtëpia në të cilën thuhet se shihet shpirti i magjistarit të famshëm Harry Houdini, në fakt kurrë nuk ishte e tij, thotë “Business Insider”. Ajo i takonte një miku të tij, ku Houdini i famshëm thuhet të kishte qenë mysafir i shpeshtë, duke qëndruar në një shtëpi shtesë, dedikuar mysafirëve. Edhe pse struktura origjinale është shkatërruar, themelet ende janë aty dhe, sikur që thuhet në ueb sajtin e “Legends of America”, shpirti i Houdinit është parë shpesh duke u sorollatur.

Shpirti i Abraham Lincoln-it në Shtëpinë e Bardhë

Nuk ka fije dyshimi rreth asaj se Shtëpia e Bardhë është plot me shpirtra, për shkak të historisë së saj të gjatë dhe të bujshme. Shpirtrat iu takojnë banorëve të dikurshëm të kësaj shtëpie, duke filluar nga presidentët, anëtarët e familjeve të tyre, e deri te shërbëtorët dhe stafi i shtëpisë. Por, shpirti më i njohur në këtë shtëpi presidenciale nuk është askush tjetër, pos shpirtit të ish presidentit legjendar, Abraham Lincoln. Disa presidentë dhe zonja të para kanë raportuar ta kenë parë një figurë të gjatë, thatanike, në disa dhoma të kësaj shtëpie. Por, ky shpirt më së shumti shihet në Zyrën ovale, ku qëndron afër dritares, duke soditur lumin Potomak, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shtëpia e Joan Crawford-it në Brentvud

Ajo ishte njëra ndër aktoret më të famshme të kohës së saj, ku shpesh shihej si konkurrencë e denjë për legjendën tjetër, Bette Davis. Joan Crawford pati një karrierë prej gati 45 vitesh, por jeta e saj personale nuk ishte as për së afërmi aq e suksesshme sa ajo profesionale. E bija e saj shkroi një libër me titullin Her daughter wrote a book entitled “Mommy Dearest”, ku tregoi për abuzimet dhe ashpërsinë me të cilën e kishte trajtuar e ëma. Shtëpia ku jetoi Crawford dhe fëmijët e saj sot është skenë ku mund të shihen, përpos shpirtit të vetë aktores së ndjerë, edhe disa shpirtra të tjerë.

(Kosova Sot Online)