Fotoja e pashpjegueshme del në dritë

  • 25 March 2020 - 11:30
Fotoja e pashpjegueshme del në dritë

E fshehur me vite të tëra, kjo fotografi është bërë gjatë viteve 1930 në Alaska. Në të shihet një krijesë e çuditshme! Legjendat lokale thonë se një UFO kishte aterruar në periferi të Alaskës, dhe, me javë të tëra më pas, nëpër tokën e Alaskës të mbuluar me dëborë, ishin parë duke u endur disa krijesa "të vogla dhe me pamje të çuditshme". Kjo fotografi, sikurse që thamë, është bërë në fillim të viteve 1930 nga gjyshi i pronarit të saj të tashëm, i cili jetonte në Alaskë.

Kjo krijesë, apo thënë më mirë, ky entitet i çuditshëm, ishte parë për herë të parë derisa gjyshi ishte duke shkuar te një liqen. Ai e kishte ndjekur entitetin e çuditshëm derisa i ishte afruar mjaft, sa për t'ia bërë një fotografi. Kishin kaluar rreth katër muaj derisa ishte zhvilluar fotografia, meqë njeriu që e bëri atë jetonte në një vend të largët, me pak njerëz. Por, sido që të jetë, gjyshi, i cili e bëri foton dhe ia nisi nipit të tij me postë, vdiq një ditë pas bërjes së fotos.

(Kosova Sot Online)