Një skelet i madh antik gjendet në një Kala të Bullgarisë

  • 26 March 2020 - 13:38
Një skelet i madh antik gjendet në një Kala të Bullgarisë

Ndonëse mund të jetë e papërshtatshme të përdorët termi "gjigant" pa u kryer matjet zyrtare të gjatësisë së eshtrave, arkeologët bullgarë, që kanë qenë pjesë e një ekspedite që ka zbuluar një skelet të shekullit të katërt, kanë thënë që skeleti i gjetur në Varna të Bullgarisë është "shumë i madh".

Arkeologët kanë qenë duke gërmuar në afërsi të Kishës së Shën Nikolay-t kur janë ndeshur me këtë skelet shumë të madh, i cili tanimë ka ndikuar në ndryshimin e perceptimit për të kaluarën e njerëzimit, pasi që, më herët është besuar që nuk ka pasur njerëz kaq të mëdhenj në shekullin e katërt. Arkeologët tani po i vazhdojnë kërkimet në atë zonë për t'i hequr dyshimet e tyre dhe të masës.

(Kosova Sot Online)