Fenomenet që dëshmojnë për ekzistencën e jetës pas vdekjes

  • 27 March 2020 - 12:15
 Fenomenet që dëshmojnë për ekzistencën e jetës pas vdekjes

Në epokën moderne, njëri nga debatet më të zjarrta ka qenë ai rreth ekzistencës së jetës së përtejme, pasi që, shumë dijetarë kanë pasur qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me këtë temë. Përkundër faktit që historikisht shkenca është munduar t'i injorojë pretendimet e njerëzve, të cilët besojnë se janë rikthyer në jetë pasi që janë shkëputur plotësisht nga jo, disa fenomene, që janë shpjeguar nga dhjetëra-mijëra njerëz, nuk mund të anashkalohen pa u marrë parasysh.

Fenomenet më të shpeshta, që nga njerëzit që i besojnë jetës së përtejme, merren si argumente, janë: eksperiencat buzë vdekjes, shpjegimi i parajsës (me detaje të njëjta, dhënë nga njerëz që jetojnë larg njëri-tjetrit) si dhe komunikimi dhe njohja e njerëzve, me të cilët nuk janë takuar më parë. Të gjitha këto fenomene tash e një kohë po shqyrtohen dhe, siç thamë, shumë njerëz i shohin si provë për ekzistencën e jetës së përtejme.

(Kosova Sot Online)