Çka është kjo kafshë me 32 këmbë dhe me tetë bishta?

  • 29 March 2020 - 09:02
Çka është kjo kafshë me 32 këmbë dhe me tetë bishta?

Jo, nuk është gjarpër, e as qindkëmbësh. Do të habiteni kur ta merrni vesh se për çfarë kafshe bëhet fjalë në të vërtetë. Një krijesë e çuditshme, që është incizuar duke lëvizur, ka dalë të jetë diçka krejt tjetër nga ajo që ishte marrë me mend. përkundër asaj se kjo kafshë ngjan me një qindkëmbësh të gjatë e të zi, apo me një gjarpër, kur shikohet më mirë, shihet se nuk bëhet fjalë për një kafshë, por për disa minj të vegjël të arave dhe nënën e tyre, të cilët vrapojnë si të kapur midis veti.

Në xhirimin bizar që ka bërë bujë në internet, këto krijesa, të cilat në jetën reale ngjallin frikë dhe neveri, në fakt duken disi të këndshme. Pra, sikur edhe në shumë raste të tjera, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë ngjarjeje të çuditshme, por me një dukuri tërësisht normale. Sido që të jetë, fotografia dhe incizimi ishin klikuar 50.000 herë për vetëm 15 orë. Sa badihavxhinj ka në këtë botë. 

(Kosova Sot Online)