Prifti ia heqë shpirtrat e këqij argjentinases

  • 30 March 2020 - 14:51
Prifti ia heqë shpirtrat e këqij argjentinases

Në fotografi shihet momenti i tmerrshëm kur një grua shtypet për toke derisa bërtet nga dhembjet, derisa prifti performon ekzorcizmin. Gruaja 22-vjeçare, e identifikuar vetëm me anë të emrit të saj, Laura, mbahej fort derisa gjendej në pozitë të shtrirë në Buenos Aires, Argjentinë, derisa peshkopi Manuel Acuna, 52 vjeç, urdhëronte demonin që të dilte nga trupi i saj. "Leje, leje këtë grua menjëherë"! Derisa ajo bërtiste "jo, jo" dhe shante njërën nga gratë që ishin, duke e mbajtur, peshkopi Acuna dëgjohej duke murmuritur: "Leje, leje këtë grua menjëherë". Para kryerjes së ekzorcizmit, shprehje që nënkupton përzënien e shpirtrave të këqij nga personi, të cilin e kanë pushtuar, banorët lokalë ishin mbledhur në Kishën luteriane karizmatike (lloj sekti katolik) për t'u lutur për shpirtin e Lauras dhe për shpëtimin e saj.

Djalli ekziston me të vërtetë Peshkopi Acuna iu tha atyre: Djalli ekziston. Ai nuk është ide, nuk është teori dhe ai nuk është diçka abstrakte. Djalli është personalitet i veçantë, prandaj e ka edhe strategjinë e vet. E kemi fjalën për diçka të tmerrshme, për një engjëll të degraduar. Djalli nuk është metaforë, ai është diçka reale, me të cilin ishte ballafaquar edhe vetë Krishti. Qëllimi i tij është dërgimi i njerëzve në humbje dhe, për ta realizuar këtë qëllim, ai do të përdorë të gjitha metodat e tij të poshtra". Laura më pas ishte futur në një dhomë, ku ndihmësit e kishës e mbanin të shtrirë, duke mos e lënë që të ngrihej. Ekzorcizmi, i domosdoshëm Banori lokal me emrin Augustus Amador Arevalo, 32 vjeç, i cili kishte shkuar në kishë që të lutej për Laurën, tha: "Ne e dëgjonim atë duke bërtitur dhe duke qarë, prandaj ne u lutëm për pastrimin e saj nga djajtë. Ajo ishte vajzë e mirë, por filloi të bëhej e keqe pasi që e pushtoi djalli. Ajo gjithqysh duhej të pastrohej nga djajtë, t'i nënshtrohej ekzorcizmit. Ajo duhej të çlirohej".

Ekzorcizmi mbaroi pasi që Laura lëshoi një zë të fortë dhe mbylli sytë, duke rënë prapa, e sfilitur. Ajo mund të shihej duke fshirë lotët derisa prifti edhe një herë bëri shenjën e kryqit mbi trupin e saj. Peshkopi Acuna tha: "Falë Zotit e shpëtuam një bijë të Zotit. Ekzorcizmi i saj me të vërtetë ishte i vështirë. Djajtë që e kishin pushtuar atë, ishin të ngjashëm me djajtë me të cilët ishte ballafaquar Krishti. Shpëtimi i saj është dhurata e Zotit për ne sot". 


(Kosova Sot Online)