Inxhinieri flet me të bijën e vdekur

  • 31 March 2020 - 12:23
Inxhinieri flet me të bijën e vdekur

Një inxhinier i pikëlluar elektrik beson se e ka gjetur mënyrën që të komunikojë me të bijën e tij, tetë vjet pas vdekjes së kësaj të fundit. Falë përvojës së tij në prodhimin e pajisjeve detektuese elektromagnetike, Gary Galka thotë se ia ka dalë që ta incizojë zërin e vajzës së vdekur, Melissa, duke thënë: "Hi Daddy, I love you" (Tung, babi. Të dua).

Të shkatërruar nga vdekja e së bijës së tyre 17-vjeçare në një aksident trafiku, Gary dhe familja e tij thonë të kenë filluar të përjetonin fenomene të pashpjegueshme në shtëpinë e tyre në Konektikat, vetëm disa ditë pas aksidentit të vajzës. "Ajo filloi të bënte gjëra të tilla, sikur t'i binte ziles së derës, t'i ndërronte kanalet TV, t'i ndizte dhe fikte dritat", thotë Gary. I shtyrë nga këto përvoja, Gary iu rrek punës për të krijuar pajisje të veçanta, me të cilat tani thotë se komunikon me vajzën e tij të vdekur.  

(Kosova Sot Online)