Vendet e njohura dhe bizare

  • 01 April 2020 - 15:15
Vendet e njohura dhe bizare

Ekzistojnë disa vende në botë për të cilat kemi dëgjuar të gjithë ne, e ndoshta edhe i kemi vizituar, por a e dimë të vërtetën rreth tyre?

Piramidat e Egjiptit

Pjesa më e madhe e thashethemeve dhe teorive, duke përfshirë edhe ato rreth ndërtimit të piramidave, janë thjesht të pavërteta. Ka shumë teori, të cilat thonë se, duke u bazuar në saktësinë e ndërtimit të piramidave dhe peshën e rëndë të gurëve të tyre të mëdhenj, ato të jenë ndërtuar nga alienët. Por, shkenca zyrtare thotë se ato u ndërtuan nga skllevërit, si dhe nga fshatarët, të cilët ishin në kërkim të punës gjatë sezonit kur nuk kishin punë në arat e tyre.

Qyteti antik Pompei

Qyteti antik Pompei është tepër mirë i ruajtur, falë një shpërthimi të vullkanit, i cili ndodhi në vitin 79 të erës së re. Çdo vepër e artit, si dhe arkitektura e deri te objektet "obskure", duke i përfshirë edhe vetë njerëzit, janë gjetur në një gjendje shumë të ruajtur, të mbuluar nga hiri, ashtu si kishin vdekur rreth 2000 vjet më parë. Këtë qytet e futëm në këtë listë meqë është i frikshëm, një qytet i braktisur fantazmash, i cili mbetet i ngrirë në kohë. Muzeu i torturave Vetë emri i tregon të gjitha. Muzeu i torturës gjendet në Amsterdam dhe është i mbushur me shumë pajisje të çuditshme, të cilat dikur përdoreshin për t'i torturuar njerëzit. Secila pajisje ka një përshkrim të detajuar rreth asaj se si ishte përdorë dikur, në mënyrë që vizitorët t'i mësojnë të gjitha detajet e përgjakshme dhe t'ia dinë shyqyrin Zotit që ato pajisje nuk janë provuar asnjëherë në ju, apo në ndokënd të dashur për ju. Në dalje të këtij muzeu gjendet një gijotinë, me një mbishkrim ku kërkohet nga vizitorët që të mos e prekin e as të mos bëjnë foto me gijotinën.

Mumiet e Vodnjanit, Vodnjan - Kroaci

Asnjë listë e vendeve të njohura, bizare, nuk është e plotë pa mumiet e Vodnjanit, një vendi ku trupat e mumifikuar nuk janë kalbur as sot e kësaj dite. Për dallim nga mumiet egjiptiane, trupat këtu nuk duket se janë ruajtur me qëllim, por vetvetiu. Njerëzit vijnë për t'i parë meqë besojnë se ato mumie kanë veti mitike. Njëra nga mumiet është një murgeshë që kishte vdekur viteve 1500, e që është mumia më e ruajtur në Evropë.

Kulla e Eiffel-it

Kulla e Eiffel-it është një simbol ikonik i Francës, që vizitohet nga shumë njerëz gjatë tërë vitit. Por, të paktë janë ata që e dinë se Kulla e Eiffel-it, respektivisht kërcimi nga kjo kullë, është forma e tretë më e popullarizuar për të bërë vetëvrasje në Francë. Edhe pse ka mjaft masa të sigurisë, për ta parandaluar kërcimin nga kulla, prapëseprapë ka njerëz të dëshpëruar që ia dalin kësaj.

(Kosova Sot Online)