Dukuritë paranormale në Malin Shasta në Kaliforni

  • 02 April 2020 - 11:48
Dukuritë paranormale në Malin Shasta në Kaliforni

Fotografitë Malit Shasta, të publikuara së fundmi, në të cilat shihet një objekt, që për shumë njerëz është UFO, i kanë përforcuar teoritë e ndryshme, që pretendojnë se në këtë zonë malore po ngjan diçka paranormale. Për vite të tëra, ky mal në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë temë e legjendave të ndryshme.

Ndërsa, teoria që mund të dëgjohet më së shpeshti, në lidhje me këtë mal, është se aktivitetet paranormale ndodhin për shkak se nën këtë zonë malore gjendet një qytet i fshehur. Vendasit flasin edhe për një shpirt gjigant që kishte zbritur nga qielli dhe që vazhdon të qëndrojë në këtë zonë.

(Kosova Sot Online)