Policja argjentinase pretendon të jetë sulmuar fizikisht nga një fantazmë e zezë

  • 03 April 2020 - 14:50
Policja argjentinase pretendon të jetë sulmuar fizikisht nga një fantazmë e zezë

Në njërin prej rasteve ishte raportuar që në dhomë ishte shfaqur një grua me një vajzë, që të dyja të mbuluara në gjak. Zhurma misterioze Maria Fernanda, 25-vjeçare, ka qenë në mes të orarit të saj të punës në akademinë për trajnimin e policëve në Buenos-Aires të Argjentinës, kur kishte dëgjuar një zhurmë nga një dhomë e afërme, zhurmë të cilën e ka shpjeguar duke thënë "dukej sikur dikush po gërvishte diçka". Kur i kishte treguar mbikëqyrësit të saj, ai i kishte thënë që të priste jashtë, derisa ai ta kontrollonte dhomën. Mirëpo, pasi që nuk kishte parë ndonjë gjë të pazakontë, mbikëqyrësi ishte larguar dhe i kishte thënë që të rrinte e qetë. Mirëpo, pak kohë pas largimit të tij, Fernanda e kishte dëgjuar përsëri zhurmën e çuditshme.

Sulmi fizik

"E pata nxjerrë revolen dhe u pata futur në dhomë, ku përnjëherësh e kam parë hijen e zezë teksa fluturonte nëpër dhomë, duke m'u afruar. Në pamundësi për të vepruar, pata bërtitur më të madhe dhe pata vrapuar drejt banjës, mirëpo ajo veçse më kishte sulmuar. Në fytyrë, duar e gjoks kishte gjak, gjë që e vërteton faktin që fantazma më ka grithur". Ajo menjëherë e kishte raportuar rastin tek mbikëqyrësit e saj, të cilët, pa humbur kohë, kishin filluar me investigime.

"Kjo nuk është hera e parë që kemi marrë raportime për dukuri paranormale në atë pjesë të ndërtesës. Një kadet kishte thënë që kishte parë një hije të zezë, ndërsa një tjetër kishte raportuar të ketë parë një grua dhe një vajzë, që të dyja të mbuluara në gjak. Megjithatë, kjo është hera e parë që një kadet ka raportuar se është sulmuar fizikisht. Tani jemi duke u marrë me rastin", ka thënë zëdhënësi i policisë lokale. 


(Kosova Sot Online)