Parashikimi i tmerrshëm i një personi me aftësi të veçanta

  • 04 April 2020 - 11:35
Parashikimi i tmerrshëm i një personi me aftësi të veçanta

Kohët e fundit janë shpeshtuar raportet rreth pamjes së një objekti të madh artificial në qiell. Parashikuesi David Daughtrey e kishte paralajmëruar këtë dukuri, duke thënë: "Në qiell do të paraqitet një objekt i madh dhe i çuditshëm, i cili do të jetë i madh dhe do të ketë formë sferike, sikur top. Ai do të duket sikur të ishte ndërtuar nga fragmentet. Shumë njerëz do ta konsiderojnë këtë objekt UFO, por nuk mund të them a do të jetë i tillë, apo jo. Sido që të jetë, objekti në fjalë do ta ketë ngjyrën e bakrit, apo bronzit. Ai objekt do të paraqitet në çdo TV në tërë botën.

Njerëzit do të tronditen, sikur me rastin e sulmeve kundër Qendrës tregtare më 11 shtator 2001 në SHBA. Sapo ta shihni këtë objekt, bëni turr dhe shkoni në dyqanin më të afërt, për të blerë sa më shumë ushqime të konservuara dhe shishe me ujë, për përafërsisht tri javë, meqë nga momenti kur do të vërehet ky objekt, e deri te një goditje masive në sipërfaqen e Diellit nuk do të kalojnë më shumë se 24 orë. Kjo goditje do ta shkaktojë një stuhi të madhe në Diell, e cila do ta ndërpresë tërë rrymën elektrike në Tokë".

(Kosova Sot Online)