Ja disa shpjegime të mundshme se çka janë UFO-t në të vërtetë

  • 04 April 2020 - 11:39
Ja disa shpjegime të mundshme se çka janë UFO-t në të vërtetë

Sipas disa statistikave, vetëm në SHBA raportohen rreth 700 raste të pamjes së UFO-ve. Rreth 6% të popullsisë botërore kanë raportuar të kenë parë një a më shumë UFO gjatë jetës së tyre. Rastet e raportuara të UFO-ve janë duke u rritur nga dita në ditë edhe për shkak të aparateve gjithnjë e më të sofistikuara të detektimit. Rreth asaj se çka mund të jenë, në fakt, objektet e paidentifikuara fluturuese (UFO), ekzistojnë disa supozime.

Ato thuhet se mund të jenë mashtrim optik, drita të refraktuara, zogj, balonë të parashikimit të motit, meteorë, kometa, etj. Një shpjegim tjetër thotë se UFO-t janë halucinacione masive. Njerëzit janë të dëshpëruar që t'ia gjejnë një kuptim jetës dhe universit, kështu që projektojnë të pavetëdijshmen e tyre në gjithësi. Natyrisht, njëri prej shpjegimeve thotë se UFO-t janë fluturake të alienëve. Por, një shpjegim më interesant, thotë se UFO-t janë fluturake të njerëzve, apo inteligjencës artificiale, nga e ardhmja, pastaj se ato janë holograme, armë sekrete, etj.

(Kosova Sot Online)