Dënohet kanibali gjerman me vetëm tetë vjet e gjysmë burg

  • 06 April 2020 - 15:09
Dënohet kanibali gjerman me vetëm tetë vjet e gjysmë burg

Në vitin 2013, derisa ishte polic, Detlef Guenzel kishte vrarë, copëtuar dhe ngrënë partnerin e tij 59-vjeçar. Për këtë krim të rëndë, ky ish-polic gjerman tani është dënuar me vetëm 8.5 vjet burg. "Konstatuam se i akuzuari është fajtor për vrasje dhe për prishjen e rehatisë së të ndjerit", ka deklaruar gjykatësja Birgit Vigeland në Drezdenu. Çifti nga ferri Gunzel, i cili asokohe ishte polic i Shërbimit kriminalistik në Drezden, është burgosur në vitin 2013. Ai ishte njoftuar me viktimën në një ueb sajt, ku viktima kërkonte dikë që do ta hante.

Ata u takuan në Rajhenau, ku që të dy realizuan fantazitë e tyre të sëmura seksuale, respektivisht krimin, i cili e tmerroi Gjermaninë. Gjatë 15 viteve të fundit, Gjermania pati të paktën dy raste të kanibalizmit. Një rast edhe më i rëndë Disa vite më parë, gjermani Jan O. ishte dënuar për vrasjen makabër të adoleshentëve Tobias dhe Nina. Edhe vetë Jan kishte një fëmijëri traumatike, gjatë së cilës ishte keqtrajtuar tmerrësisht, por publiku ishte prekur më së shumti nga fakti se ai ua kishte pirë gjakun viktimave. Nëna e këtij gjermani të ri, e cila veten e prezantonte si person me probleme mendore, para gjykatësve në Getingen kishte folur rreth fëmijërisë së vështirë të të birit, të cilin i ati nuk e donte, e ajo e rrihte vazhdimisht. Më herët, gjermanët kishin pasur "Kanibalin nga Rotenburgu"

- inxhinierin Armin u Meiwes, i cili në mars të vitit 2001 kishte vrarë, copëtuar dhe ngrënë partnerin e tij, një inxhinier nga Berlini. Ai tregoi gjatë gjykimit se viktimën e tij e kishte njoftuar në internet dhe se që nga fëmijëria kishte ëndërruar t'i vriste dhe t'i hante shokët e tij, por vetëm ata që i kishin pëlqyer. Edhe kosovari kanibal?! Disa vite më parë, publiku gjerman ishte prekur edhe nga tregimi i një të riu, me prejardhje nga Kosova, i cili për shkak të fantazive të tij kanibaliste, me vendim të gjykatës në Kotbus, ishte detyruar të shkonte e të mjekohej në psikiatri. Por, përkundër kësaj, kanibali më i njohur gjerman i të gjitha kohëve ishte Fritz Haarmann, apo "vampiri nga Hanoveri", i cili në vitin 1924 ishte dënuar me vdekje për shkak të vrasjes dhe ngrënies së më shumë se 25 djemve të rinj. 


(Kosova Sot Online)