Shkencëtarët zbulojnë "barin e njeriut-ujk"

  • 08 prill 2020 - 12:40
Shkencëtarët zbulojnë

Një bimë, e cila varet nga cikli i Hënës për të mbijetuar, është e vetmja e këtij lloji në botë. E zbuluar krejt rastësisht nga Catarina Rydin dhe Kristina Bolinder nga Universiteti i Stokholmit, Suedi, bima "e re" duket se përmban kokërrza të vogla të fluidit të ëmbël, me të cilin i joshë insektet që ta polenizojnë gjatë Hënës së Plotë.

Me emrin Ephedra foeminea, kjo bimë është unike, e vetmja që, deri më tani, dihet ta bëjë një gjë të tillë. Aktualisht ende nuk dihet sesi bima është në gjendje ta dijë kur është hëna e plotë, prandaj ajo ka marrë nofkën "bima e njeriut-ujk". E tëra ka mundësi të ketë lidhje me intensitetin e dritës së hënës. Derisa ekzistojnë disa kafshë të cilat ndërrojnë rutinën e tyre në lidhje me hënën e plotë, Ephedra, të paktën tani për tani, konsiderohet bima e vetme që e bën një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)