Pse Pashkët janë një festë kaq misterioze?

  • 08 April 2020 - 12:43
Pse Pashkët janë një festë kaq misterioze?

Janë të pakta festat që janë më bizare sesa Pashkët. Ajo paraqet një përzierje të fantazmave, lepujve gjigantë, vezëve të ngjyrosura dhe ritualeve pagane, të përziera me krishterizëm, të "Martën me dhjam" (Mardi Gras) dhe lindjen e virgjëreshës. Sikur alienët të vinin e të na pyesnin rreth kësaj feste, do ta kishim vështirë ta shpjegonim atë. Pashkët, shikuar nga një aspekt, fillojnë me një tregim fantazmash.

Pasi që një njeri i njohur vritet brutalisht, trupi i tij zhduket nga varri. Më pas ai paraqitet disa herë atë natë, duke thënë se është mirë. Më pas, në radhë vijnë lepujt gjigantë, vezët e ngjyrosura dhe shumë ëmbëlsira çokollatash. Kjo festë e krishterë ka rrënjë pagane. Vetë emri i saj "Easter" (anglisht Pashkët) ka prejardhjen nga Eostre, një perëndeshë teutonike e pranverës dhe fertilitetit. Por, shtimi i lepujve këtu nuk është aq i qartë. disa mendojnë se ata janë shtuar për shkak të besimit të gabuar se lepujt janë hermafroditë dhe se mund të lindin pa pasur marrëdhënie (lindja nga virgjëresha).

(Kosova Sot Online)