Hulumtuesit: Fisi i lashtë nga Afrika ka komunikuar me jashtëtokësorë

  • 09 April 2020 - 12:06
Hulumtuesit: Fisi i lashtë nga Afrika ka komunikuar me jashtëtokësorë

Universi vazhdon të na mahnitë me gjëra të ndryshme, përballë të cilave edhe skeptikët më të mëdhenj nuk kanë ç'të thonë pos të dorëzohen! Njëra nga gjërat më interesante, që ka ngjarë kohëve të fundit, ka qenë pretendimi për një komunikim të mundshëm në mes të fisit të lashtë, të njohur si Fisi Dogon dhe jashtëtokësorëve.

Ky fis nga Mali në Afrikë ka fituar reputacion për faktin që pjesëtarët e tij kanë pasur njohuri të gjera për fushën e astronomisë dhe shumë prej pretendimeve të tyre janë vërtetuar vetëm pas zbulimit të teleskopit modern. Gjithsesi, njëra nga gjërat më befasuese është ylli Sirius, yll ky më i ndritshmi nga të gjithë, që gjendet rreth 8.7 vite drite larg tokës. Ylli në fjalë është zbuluar vonë nga shkencëtarët, megjithatë fakte rreth këtij ylli janë dhënë nga fisi i lashtë, duke i shtuar kështu dyshimet që ky fis ka qenë i lidhur me jashtëtokësorët.

(Kosova Sot Online)