Renovimi i shtëpisë nxit aktivitetet paranormale

  • 09 April 2020 - 15:17
Renovimi i shtëpisë nxit aktivitetet paranormale

Will-i, bashkë me bashkëshorten e tij, kanë përjetuar një numër të madh të aktiviteteve paranormale, saqë shpeshherë e kanë menduar largimin e tyre nga shtëpia, përkundër faktit që kishin investuar shumë të mëdha parash, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fillimi i renovimeve

Në fakt, ka qenë në verën e vitit 2014 kur kishte filluar gjithçka. Çifti kishte vendosur që të bënte renovime të pjesshme në shtëpinë e tyre dhe, kur ishin futur në bodrum kishin vërejtur që në dyshemenë dhe muret e bodrumit kishte kryqe të vizatuar.

Çifti, i tmerruar ishte vënë në kërkim të arsyeve, që i kishin detyruar pronarët e mëhershëm të shtëpisë që të vizatonin kryqe të tilla, mirëpo, gjëja e vetme që kishin arritur të mësojnë nga fqinjët ishte se zonja e shtëpisë kishte ndërruar jetë si pasojë e kancerit, mirëpo kjo gjë nuk i shpjegonte as kryet as paraqitjet e herëpashershme të hijeve të zeza, që veçse kishin filluar ta terrorizojnë shtëpinë.

Shfaqja e hijes së zezë

Në njërin prej rasteve, e zonja e shtëpisë, emri i së cilës nuk është bërë publik, i kishte treguar bashkëshortit të saj që kishte vërejtur një hije të zezë në kuzhinë, e cila kishte qëndruar për një kohë, para se të zhdukej vetvetiu. Bashkëshorti i shqetësuar i kishte thënë që edhe ai e kishte parë shpeshherë një hije të ngjashme.

Të gjendur në një pozitë të tillë, çifti ishte detyruar ta thërras një person që merret me hulumtimin e dukurive paranormale, i cili, më t’u futur në shtëpi kishte thënë që shtëpia e tyre ishte ndërtuar në tokën ku më herët kishte qenë një kasolle e vjetër, pronarja e së cilës nuk ishte larguar kurrë nga prona.

Shpirti i së ndjerës ishte shndërruar në një hije të zezë dhe që prej atëherë nuk i kishte lënë të qetë banorët e shtëpisë, sidomos gjatë kohës së renovimit. 


(Kosova Sot Online)