Një UFO në formë cigareje shihet afër vullkanit Popocatépetl

  • 12 April 2020 - 09:06
Një UFO në formë cigareje shihet afër vullkanit Popocatépetl

Pas disa njoftimeve rreth pamjes së UFOve, tani bëhet e ditur se një UFO në formë cigareje është parë afër vullkanit Popocatepetl në Meksikë. Ishin kamerat e vendosura këtu të cilat e regjistruan këtë UFO. Ai objekt dukej si një objekt i bardhë, i gjatë, që fluturonte nëpër re.

Edhe më parë janë parë objekte të tilla, të cilat kanë ngjallur supozimet dhe idetë se vullkani mund të jetë njëfarë baze e alienëve, apo portë për kalimin nga njëri, në dimensionin tjetër. Jo vetëm vullkani Popocatepetl, por edhe vullkane të tjera kanë "joshur" UFO-t. Edhe te vullkani Colima, të lokalizuar 300 milje në perëndim të Meksiko Sitit, janë parë shumë objekte fluturuese të paidentifikuara - UFO, prandaj ka kohë që janë duke u bërë përpjekje që të gjenden shpjegime rreth lidhjes midis vullkaneve dhe alienëve. 


(Kosova Sot Online)