A është UFO, a çka?!

  • 11 April 2020 - 11:11
A është UFO, a çka?!

Në disa video incizime shihet një unazë bizare e zezë, e cila më pas zhduket pa lënë gjurmë. Incizimet në fjalë janë bërë në Kazakistan dhe kanë ngjallë interesim të madh të adhuruesve të UFO-ve. Vendi i saktë ku është parë ky fenomen, është qielli mbi fshatin Shorthendi, afër Astanës, ku ai zgjati disa minuta, duke tronditur fshatarët. Më pas, unaza e çuditshme e zezë u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Ky fenomen është vërejtur nga banorët lokalë të dielën në mëngjes, por më pas videoincizimi u shikua dhe u shpërnda nga mijëra njerëz, në ueb sajte të ndryshme, ku u panë edhe shumë spekulime të ndryshme rreth asaj se çka mund të ishte fenomeni në fjalë. Derisa disa prej tyre janë të bindur se ky fenomen është UFO dhe dëshmi e jetës jashtëtokësore, të tjerët duken më skeptikë në këtë drejtim. Disa bëjnë shaka, duke thënë se rrethi i zi misterioz mund të jetë edhe tym duhani. Disa të tretë thonë se ky fenomen mund të jetë krijuar edhe me qëllim, nga njeriu pra, për të futur panik te njerëzit. E, kush do ta bënte një gjë kaq bizare?!

(Kosova Sot Online)