NASA gjurmon 4 asteroide që do kalojnë pranë Tokës me një shpejtësi prej 100 mijë km në orë

  • 13 April 2020 - 09:52
NASA gjurmon 4 asteroide që do kalojnë pranë Tokës me një shpejtësi prej 100 mijë km në orë

NASA thotë se katër objekte qiellore do të kalojnë ngjitur me Tokën gjatë fundjavës së Pashkës dhe njëri prej tyre ka gjatësinë e “Empire State Building”

Katër asteroide do të kalojnë ngjitur me Tokën. Këtë gjë e konfirmon NASA. Gurët gjigantë hapësinorë po ecin me një shpejtësi prej 100 mijë km në orë dhe i pari thuhet se ka kaluar pranë Tokës këtë mëngjes.

NASA i ka klasifikuar këto asteroide si objekte që kalojnë pranë Tokës dhe njoftoi se po i mban ato nën vëzhgim. Objekti më i madh është po aq i gjatë sa qiellgërvishtësi i njohur i “Empire State Building” që ndodhet në Nju Jork., raporton noa.al duke cituar raportin e NASA që publikoi sot Daily Star.

NASA parashikon që asteroidi i parë që quhet 2020 GMI do t’i kalojë Tokës në një largësi prej 3.7 milionë km apo sa nëntëfishi i distancës mes Tokës dhe Hënës.

Kjo mund të duket distancë e lartë, por në terma hapësinorë, është mjaft afër, duke qenë se çdo objekt që i kalon Tokës në një rreze prej 190 milionë kilometrash, NASA e konsideron si një objekt që po kalon pranë Tokës.

(Kosova Sot Online)