Shpirti i një plaku terrorizon një çift në Florida

  • 13 April 2020 - 15:06
Shpirti i një plaku terrorizon një çift në Florida

I shin një çift sapo i martuar, J.K. dhe burri i saj, Doug. "Sapo e pamë atë shtëpi, menjëherë e deshëm. Përpos planit modern dhe afërsisë ndaj familjeve tona, ajo shtëpi ishte në një gjendje tepër të ruajtur", thotë J.K. Pronari i vjetër i shtëpisë ishte një plak me emrin Gary, i cili ishte i dhënë me pasion pas pastrimit. Çdo mobilie ishte mbështjellë me plastikë. Nuk mund të shihje askund pluhur. Shitësi bëri me dije se Gary ishte vendosur në një spital, pasi që i ishte zbuluar një sëmundje fatale. Përkundër këtij detaji të trishtë, J.K. dhe Doug nuk mund ta frenonin gëzimin që kishin gjetur një shtëpi të bukur, për ta filluar jetën e tyre si burrë e grua.

Fillimi Por, nuk kaluan as dy muaj si duhet, pas vendosjes së çiftit në shtëpi, kur J.K. përjetoi përfytyrime të çuditshme dhe ngacmime agresive. Derisa J.K. kalonte nga dhoma në dhomë, zemra e saj dridhej me ta parë njeriun hije. Ai bërtiste "qeni", apo "sofa", bërtitje të cilat e tmerronin J.K-në. Gruaja i kishte mbajtur sekrete këto përjetime, kështu që burri i saj nuk dinte asgjë rreth ekzistimit të fantazmës. Por, kur hija iu paraqit edhe derisa ishte duke bërë dush, J.K. u detyrua t'i tregonte burrit. Doug pa se gruaja e tij ishte histerike, por u mundua që ta qetësonte, duke i thënë se ajo hije ishte trik i dritës, apo thjesht, imagjinata e saj. Sikur për t'ia bërë me dije ekzistimin e vet, fantazma i ishte paraqitur edhe Doug-ut në dush. Ai ishte frikësuar, por në vend se t'i tregonte gruas, ai shkoi për ta përfunduar dushin në një banjë tjetër. Ikja J.K. tregon se këto paraqitje dhe bërtitje vazhduan edhe dy vjet të tëra, derisa çifti, duke shfrytëzuar rritjen e çmimit të shtëpive, e shitën atë shtëpi dhe morën një më të madhe, si përgatitje për shtimin e pritur të familjes.

Tani ata mund të merrnin frymë lirisht. Kur u takuan rastësisht me njeriun, i cili ua kishte shitur shtëpinë e parë, ata morën vesh se Gary, pronari i shtëpisë, kishte vdekur rreth dy muaj, pasi që ata kishin hyrë në atë shtëpi. Kjo bëri që J.K. dhe burri i saj të bindeshin se njeriuhije, të cilin e shihnin, ishte në fakt shpirti i ish-pronarit të ndjerë të shtëpisë. Duke kujtuar pastërtinë dhe gjendjen tepër të mirë të shtëpisë paraprake, J.K beson se, pas vdekjes, plaku ishte kthyer edhe një herë në shtëpi, meqë ishte tepër i lidhur me të. Por, bërtitjet janë ato të cilat J.K ende nuk i ka harruar dhe të cilat e bëjnë të rrëqethen sa herë që shkon për të bërë dush. Ishte e qartë se plaku Gary e donte shtëpinë e tij edhe pas vdekjes dhe, për të, çifti i ri ishin mysafirë të padëshirueshëm në shtëpi.

(Kosova Sot Online)