Aksidentet e aeroplanëve fantazmë

  • 22 April 2020 - 15:15
Aksidentet e aeroplanëve fantazmë

Aksidentet e aeroplanëve janë të shpeshtë, mirëpo shumë rrallë ndodh që mbetjet e këtyre aeroplanëve të mos gjenden fare. Këto janë disa nga rastet më të famshme të aksidenteve fantazmë të aeroplanëve.

Aeroplani i zhdukur në afërsi të LlongAjllëndit Banorët në afërsi të Konektikëtit ishin habitur në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1997 kur e kishin dëgjuar zhurmën e një aeroplani me një motor, që ishte drejtuar nga Llong Ajllëndi, për t'u zhdukur më pas në tërësi. Një burrë, i cili kishte pretenduar ta ketë parë një aeroplan që kishte rënë në ujërat pranë këtij vendi, kishte lajmëruar autoritetet përkatëse, që më pas kishin dërguar dy helikopterë shpëtimi dhe një numër të madh zjarrfikësish. Megjithatë, ekipet e shpëtimit nuk kishin arritur të gjejnë as edhe një shenjë të ndonjë aeroplani të zhdukur, ndërsa, as aeroportet nuk kishin raportuar për ndonjë aeroplan që ishte nisur e nuk kishte mbërritur në destinacion. Misteri i Montanës Tri gra nga Ovando e Montanës në SHBA kishin raportuar për një incident, gjatë të cilit ato kishin vërejtur një aeroplan që kishte nxjerrë tym të zi, para se nga ai të kërcenin njerëz me objekte, që dukeshin si parashutë. Ato më pas kishin dëgjuar një krismë, të cilën e kishin ndërlidhur me rrëzimin e mundshëm të atij aeroplani.

Pas dy ditëve të kërkimin, ekipet e shpëtimit ishin lodhur, megjithatë, shpresat e tyre ishin ngjallur kur një djalë kishte raportuar që kishte vërejtur një shpërthim të madh në një kodër të afërt. Megjithatë, edhe pas hulumtimit të çdo cepit të kodrës në fjalë, nuk ishte gjetur as edhe një shenjë e aeroplanit fantazmë. Përplasja fantazmë e dëgjuar nga gjuetarët George Mosley, bashkë me djalin e tij dhe dy djem tjerë kishin dalë për gjueti në një mëngjes të hershëm. Pas një rrugëtimi të gjatë së bashku, ata kishin vendosur që të ndaheshin. E, pak kohë pasi që ishin ndarë, ata kishin vërejtur një lloj drite në qiell dhe më pas kishin dëgjuar zhurmën e një përplasje të aeroplanit. Kur ishin takuar përsëri dhe ia kishin treguar rrëfimet njëritjetrit, ata kishin vendosur që të viheshin në kërkim të aeroplanit të rrëzuar, me qëllimin e mirë për t'iu ndihmuar të aksidentuarve. Megjithatë, pasi që kishin dështuar të bëjnë diçka në këtë drejtim, ata i kishin lajmëruar autoritetet, të cilat, ndonëse kishin kërkuar me ditë të tëra, nuk kishin arritur ta gjejnë as edhe një shenjë për t'i mbështetur pretendimet e dëshmitarëve.

(Kosova Sot Online)