Pentagoni e konfirmon: Videot e UFO’ve janë plotësisht autentike

  • 28 April 2020 - 23:08
 Pentagoni e konfirmon: Videot e UFO’ve janë plotësisht autentike

Departamenti i Mbrojtjes ka bërë publike tre video ku shihen fenomene ajrore të panjohura këtë javë. Ata e kanë konfirmaur se videot janë plotësisht autentike dhe kanë qëndruar me vite në sirtarët e dosjeve sekrete.

Pentagoni tha në një deklaratë të hënën se njëra nga tre videot ishte regjistruar në vitin 2004, ndërsa dy të tjera ishin regjistruar në vitin 2015. Videot tashmë ishin lëshuar për publikun në 2007 dhe 2017, pasi rrjedhën nëpër mediume.

Në vitin 2017, New York Times publikoi dy nga videot në një raport mbi programin misterioz të Pentagonit “Programi i Avancuar i Identifikimit të Kërcënimit të Hapësirë Ajrore”, për të cilin Times tha se studioi objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO). Programi raportohet të jetë mbyllur në vitin 2012, megjithëse zyrtarët i thanë Times se ai ishte ende në ekzistencë. Videoja e tretë u publikua nga një kompani private kërkimore e quajtur To The Stars Academy of Arts & Sciences, e cila u themelua nga këngëtari i Blink 182 Tom Delonge.

(Kosova Sot Online)