Familjet me mallkimet më të tmerrshme

  • 01 May 2020 - 15:00
Familjet me mallkimet më të tmerrshme

Mallkimi i familjes Hapsburg Për familjen Hapsburg, njërën ndër më të fuqishmet në Evropë, mallkimi erdhi nga zogjtë. Sidomos korbat. Mallkimi thuhet të kishte filluar kur paraardhësit e tyre kishin shfarosur të gjithë korbat që gjendeshin në kështjellën e tyre. Më pas, para apo gjatë vdekjes së pjesëtarëve të kësaj familjeje, filluan që të paraqiteshin korbat mbinatyrorë, të quajtur Turnfalken. Një mallkim tjetër i kësaj familjeje u bë nga kontesha Karolyi kundër Francis Joseph-it, njërit nga sundimtarët e Perandorisë Austrohungareze. Më pas, në këtë familje pati shumë vrasje e vetëvrasje. Me gjasë mallkimi i kësaj familjeje arriti kulmin me vrasjen e princit Franz Ferdinand, me çka filloi Lufta e Parë Botërore dhe fundi i familjes Hapsburg.

Mallkimi i "Wodeyar"-ëve Alamelamma duhet ta ketë urryer me të vërtetë shumë raxhën (titull indian), Wodeyar e mbretërisë Mysore, pasi që e mallkoi jo një, por tri herë. Raxha, sundimtari i nëntë i dinastisë Wodeyar, kishte mposhtur ushtrinë e burrit të Alamelamma-s. Kjo e fundit, bashkë me burrin, ikën në tempullin Talakad, ku Alamelamma i mori edhe stolitë me vete. Raxha dërgoi njerëz për t'ia marrë stolitë, por Alamelamma bëri vetëvrasje, duke kërcyer në lumin Koveri. Por, para se të vdiste, ajo e bëri mallkimin e saj tri pjesësh: që tempulli Talakad të bëhej i shkretë, që qyteti i afërt Malangi të bëhej vorbull uji, derisa për familjen Wodeyar ajo u lut që të mos kishin më fëmijë.

Derisa dy pjesët e para të mallkimit për skeptikët ishin rezultat i ndryshimeve klimatike, pjesa e tretë e mallkimit e ndoqi këtë familje për 400 vjet, ku fëmijët e gjinisë mashkullore lindnin vetëm çdo të dytën gjeneratë. Mallkimi i familjes Onassis A ka mundësi që një mallkim të bartet nga njëra, te familja tjetër? Sipas disave, kjo ishte ajo që ndodhi pasi që e veja e presidentit të vrarë amerikan, JFK, Jackie Kennedy, mori me vete mallkimin e familjes Kennedy, kur u martua me pasanikun grek të anijeve, Aristotel Onassis, në vitin 1968. Ky mallkim bëri që të vdiste i biri i vetëm i Aristotelit, Aleksander. Nga ky moment, kjo familje e mori teposhtën. Në këtë kuadër gruaja e parë e Aristotelit bëri vetëvrasje për shkak të mërzisë për të birin. Më pas vdiq edhe vetë Aristoteli.

U shkatërrua edhe vetë perandoria Onassis. Mallkimi i familjes Guinness Familja Guinnesses, njëra ndër më të famshmet në Irlandë, përgjatë tërë historisë së vet ishte ndjekur nga mallkimi. Arthur Guinness - themeluesi i familjes dhe i birrarisë së famshme të kësaj familjeje - humbi 10 nga 21 pasardhësit e tij gjatë ndërtimit të kësaj perandorie. Pas vdekjes së tij, pjesëtarët e tjerë të familjes ose u bënë të varfër, të çmendur, apo alkoolikë. Ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore kur mallkimi ndaj kësaj familjeje mori fuqi më shumë, kur u vranë dy anëtarë të dalluar të kësaj familjeje, njëri nga terroristët çifutë, e tjetri gjatë një beteje, vetëm pak javë para përfundimit të luftës. Edhe pas luftës kjo familje u prek nga disa vrasje, vetëvrasje, aksidente të frikshme...

(Kosova Sot Online)