Çfarë po ndodhë me sistemin diellor?

  • 04 May 2020 - 07:10
Çfarë po ndodhë me sistemin diellor?

Shkencëtarët thonë se diçka e çuditshme është duke ndodhë në gjithësi, respektivisht në Sistemin diellor. Ka raportime për ndryshime të cilat më parë kurrë nuk ishin vërejtur. Sa i përket Diellit, fusha e tij magnetike ka ndryshuar me të madhe gjatë 100 vjetëve të fundit.

Sipas një studimi të bërë nga Dr. Mike Lockwood nga Laboratorët kombëtarë "Rutherford Appleton" më Kaliforni, që nga viti 1901 e deri më tani fusha magnetike e Diellit është rritur për 230%. E, sa i përket Hënës, rreth saj gjendet një shtresë 6000 km e trashë e natriumit, e cila, po ashtu, përpara nuk ekzistonte. Në Merkur ka ardhur deri te zbulimi i papritur i akullit, bashkë me një fushë të fuqishme magnetike. Ndryshime ka edhe në të gjithë trupat tjerë qiellorë të këtij sistemi, prandaj shtrohet pyetja logjike, çka është duke ndodhë? 

(Kosova Sot Online)