Katër vende misterioze, sa edhe Trekëndëshi i Bermudave

  • 04 May 2020 - 14:48
Katër vende misterioze, sa edhe Trekëndëshi i Bermudave

1. Malet e besëtytnisë, Feniks, Arizona Mu këtu, në shtetin e Kanionit të madh, gjenden Malet besëtyte. Në bazë të legjendës, në vitet 1800 ishte njoftuar se Jacob Waltz kishte gjetur një minierë të madhe të arit në male. Thuhet se z. Waltz e kishte mbajtur sekret këtë lokacion, deri në vdekje. Akoma është sekret vendndodhja e minierës. Ekzistojnë thashetheme se, ata që vdiqën duke e kërkuar këtë minierë të arit, tani janë bërë fantazma, të cilat e kanë pushtuar këtë mal.

2. Zhdukja e një fshati të tërë Në nëntor të vitit 1930 banorët e një fshati të tërë afër liqenit Anjikuni ishin zhdukur, duke lënë pas vetes çdo gjë që kishin, duke përfshirë edhe ushqimin dhe armët. Ka pasur versione të ndryshme të këtij tregimi, rreth zhdukjes së papritur të 30 deri 2000 banorëve. Ajo që është më interesante është se, përkundër sasive të mëdha të ushqimit që ishin lënë aty, shtatë qen të sajit ishin gjetur 300 milje larg fshatit, të ngordhur nga uria. Një fakt tjetër interesant ka të bëjë me njoftimet e dritave të çuditshme që shiheshin mbi liqen, para se të zhdukeshin këta njerëz.

3. Trekëndëshi i dragoit I lokalizuar pranë brigjeve të Japonisë, gjendet "binjaku" i Trekëndëshit të Bermudave, Trekëndëshi i dragoit, apo si e quajnë të tjerët, Deti i dreqit. Thuhet se në këtë vend kanë ndodhur fenomene të ndryshme, të pashpjegueshme, duke përfshirë edhe paraqitjen e dritave të çuditshme dhe të objekteve të panjohura, por edhe të zhdukjeve misterioze. Autoriteti peshkatar i Japonisë këtë vend e konsideron tepër të rrezikshëm. Thuhet se, në vitin 1952 qeveria japoneze kishte dërguar anijen kërkimore "Kaio Maur No.5" për të vërtetuar thashethemet rreth ndodhive të veçanta aty, por anija, bashkë me 31 njerëzit, që gjendeshin në të, u zhdukën për të mos u parë kurrë më. A gjendet këtu vallë porta e ndonjë dimensioni tjetër?

4. Ferma "Bigelow" në Juta, SHBA Ferma "Bigelow" në Juta që nga vitet 1950 është përmendur për shumë ngjarje të çuditshme. Ngjarja më e çuditshme duket se ka ndodhur në vitin 1994, kur çifti Terry dhe Gwen Sherman e kishin blerë këtë fermë. QË nga dita e parë aty, ata filluan që të përjetonin gjëra të çuditshme. Takimi i tyre i parë ishte me një ujk, i cili më pas u zbut nga çifti. Por, më pas, ujku mbyti një viç të fermës. Përkundër asaj se z. Sherman u mundua ta vriste ujkun, plumbat dukej se atij nuk ia lenin shenjë. Më pas, njeriu u nis që ta ndiqte ujkun, por ai u zhduk në mënyrë të mistershme. Përndryshe, në këtë vend ka pasur edhe raportime për UFO, si dhe për gjymtim misterioz të kafshëve. Në vitin 1996, fermën në fjalë e bleu Robert Bigelow, themeluesi i Institutit kombëtar për zbulime shkencore. Bigelow edhe sot e kësaj dite është pronar i kësaj ferme dhe është duke bërë studime rreth fenomeneve të çuditshme, por kurrë nuk janë publikuar rezultatet e këtyre studimeve.

(Kosova Sot Online)