Grekët antikë frikësoheshin nga zombit

  • 06 May 2020 - 07:05
Grekët antikë frikësoheshin nga zombit

Në një varr afër qytetit bregdetar Kamarina, në juglindje të Sicilisë, arkeologët zbuluan disa kufoma të cilat grekët antikë me qëllim i kishin fiksuar, që të mos ngriteshin më nga të vdekurit. Njëri nga ata persona dukej të kishte vdekur nga një sëmundje misterioze, e cila i kishte shqetësuar autoritetet deri në atë masë, sa që mbi mbetjet e tij ishin vendosur disa copa të mëdha të qeramikës.

Një trup tjetër, që i takonte një adoleshenti, po ashtu ishte fiksuar me gurë të rëndë. "Nekrofobia, ose frika nga të vdekurit, është një koncept i cili ishte i pranishëm në kulturën greke nga neoliti e më vonë", thotë arkeologu Carrie Sulosky Weaver. Në këtë vend janë gjetur edhe pllaka (të njohura me emrin 'Katadesmoi'), me magji dhe mallkime të gdhendura. Ky zbulim tregon shumëçka rreth asaj sesi e konceptualizonin vdekjen grekët e lashtë. 

(Kosova Sot Online)