Qyteti i femrave të vrara

  • 05 May 2020 - 14:53
Qyteti i femrave të vrara

Byroja Federale Amerikane janë vënë në kërkim me rastin e zhdukjes dhe vrasjeve që kanë ndodhur në 13 muajt e kaluar në qytezën Çilikota, Ohajo. Familjarët dhe miqtë e viktimave theksojnë se hulumtimi ishte dashur të ndodhte kohë më parë, por shpresojnë me riparimin në hetime. Nga muaji maj i vitit të kaluar në këtë qytezë prej 22.000 banorëve, janë zhdukur gjashtë femra, midis të njëzetave dhe të tridhjetave, prej të cilave katër janë gjetur të vdekura. Shumica e femrave të droguara Shumica e femrave kanë përdorur drogë, e tri prej tyre ishin të varura nga heroina. Miqtë e tyre pohojnë se disa prej tyre ishin marrë me prostitucion, e nëna e njërës nga viktimat beson se kjo është arsyeja pse policia nuk kishte qenë e përfshirë.

Së pari ishte zhdukur Charlot Trego. "Herën e fundit me të kam biseduar me 3 maj 2014", ka theksuar e ëma e saj. Ajo më tha: 'Nënë, jam e gatshme që të kthehem në shtëpi dhe të heq qafe drogën". Tameka Linch ishte zhdukur të njëjtën ditë, e më pas ishte kuptuar se ato dyja njiheshin mes vete. Turpi i Linch ishte gjetur tri javë më pas, më 24 maj, në një lum, që kalon pranë qytezës. Nëna e saj ka zbuluar se policia i kishte kumtuar lajmin për vdekjen e vajzës para se ishte hedhur në lum, që sipas saj, ajo nuk ka vdekur rastësisht. "Kishte shumë frikë nga uji. Nuk shkonte për të notuar dhe kishte frikë nga pylli", thotë ajo. Vanda Lemons (37 vjeçe) u zhduk gjashtë muaj më vonë. 20 vjeçarja shtatzënë u gjet pranë lumit Nënë e pesë fëmijëve dhe ka dy nipër.

Nëna e saj ka thënë se vajza e saj në kohën kur ishte zhdukur kishte përdorur drogën, përfshirë edhe heroinën, or se nuk ishte e sigurt nëse ishte marrë me prostitucion. Shasta Himelrik është gruaja e katërt që ishte zhdukur më 25 dhjetor 2014. Gazeta e qytezës thekson se kjo njëzetvjeçare ishte shtatzënë dhe se trupi i saj ishte gjetur pranë lumit, më 2 janar 2015. Me rastin e obduksionit në trupin e saj ishin gjetur shenja të kokainës, por dozat nuk ishin vdekjeprurëse. Gjykatësi kishte ardhur në përfundim se bëhej fjalë për vetëvrasje, pasi që "nuk kishte shenja të lëndimeve me rastin e vdekjes së saj". Tiffany Saery ishte zhdukur më 11 maj. Pas dy muajsh, trupi i saj, nënë e dy fëmijëve ishte gjetur në mal, e mbështjellë me çarçaf.

(Kosova Sot Online)