Mallkimi i diamantit "Hope"

  • 07 May 2020 - 15:15
Mallkimi i diamantit

Sipas legjendës, mallkimi ndodhi kur diamanti i kaltër dhe i madh ishte vjedhur nga një adhurues në Indi, i cili që nga atëherë sjell fat të keq dhe u sjell vdekje jo vetëm atyre që bëhen pronarë të tij, por edhe të atyre që e prekin I vjedhur nga Balli i një adhuruesi Disa shekuj më parë, një njeri me emrin Tavernier kishte bërë një udhëtim në Indi. Derisa ishte atje, ai kishte vjedhur një diamant të madh me ngjyrë të kaltër, nga balli i tij (ose syri) i një statuje Hinduse, perëndeshës së quajtur Sita. Për këtë arsye, sipas legjendës, Tavernier ishte shqyer në dysh nga qentë e egjër derisa ishte në një udhëtim në Rusi, pasi që e kishte shitur atë. Kjo është vdekja e parë që i kushtohet këtij mallkimi.

Pse quhej Diamanti "Hope"? Ekzistojnë disa fakte se diamanti i kaltër u rishfaq në Londër në vitin 1813 dhe ishte pronë e artarit Daniel Eliason deri më 1823. Askush nuk është i sigurt nëse pikërisht ky diamant është i njëjti i kaltër që ishte vjedhur në Indi. Disa mendojnë se ai ishte prerë, me shpresë që ta fshehë origjinën e tij. Ekzistojnë disa fakte që tregojnë se Mbreti George IV i Anglisë e kishte blerë diamantin nga Daniel Eliason dhe më pas Mbreti vdiq. Deri më 1939, diamanti i kaltër ishte në posedim të Henry Philip Hope, nga i cili kishte marrë edhe emrin më pas. Sipas legjendës, megjithëse ishin familje e pasur, ata bankrotuan shkaku i diamantit. Diamanti "Hope" si Hajmali për Fat të Mirë Ishte Simon Frankel, një amerikan që diamantin "Hope" e kishte sjellë në Amerikë më 1901. Diamanti kishte ndryshuar pranë shumë herë, duke përfunduar te Pierre Cartier. Pierre Cartier besoi se kishte gjetur një blerës.

Evalyn e pa së pari diamantin më 1910 derisa kishte vizituar Parisin, me bashkëshortin e saj. McLean i kishte thënë Pierre Cartier se objekti zakonisht konsiderohet si fat i zi, Cartier kishte theksuar se diamanti kishte histori negative. Ajo nuk e kishte blerë, ndërsa pasi Pierre Cartier kishte arritur në Amerikë, kishte kërkuar nga ajo ta mbajë për fundjavë. Evalyn McLean e mbante diamantin. Djalii saj i parë vdiq në aksident me veturë kur ishte vetëm 9 vjeç derisa vajza e saj në moshën 25 vjeçe kishte bërë vetëvrasje. Diamanti "Hope" ishte dhuruar Kur diamanti kishte dalë në shitje më 1949, ishte blerë nga Harry Winston. Besohet se kur kishte kuptuar për mallkimin e tij, ai e kishte dhuruar atë. Ia kishte dhuruar "Smithsonian Institution" më 1958. Aktualisht diamanti "Hope" është në ekspozim si pjesë e "National Museum of Natural History".

(Kosova Sot Online)