Publikohen imazhet më të kthjellëta të Hënës në botë

  • 11 May 2020 - 12:07
Publikohen imazhet më të kthjellëta të Hënës në botë

Sipas mediave të huaja, astrofotografi me qendër në Kaliforni, Andrew McCarthy grumbulloi mijëra fotografi së bashku mbi fazat hënore për të treguar sipërfaqen e Hënës në të gjithë “madhështinë” e saj.

Atij iu deshën dy javë që të kap imazhet e transformimit të Hënës, ndërsa edhe sasia e sipërfaqes së ndriçuar nga Toka i jep asaj “shkëlqim”.

Rezultati përfundimtar spektakolar shfaq imazhe të mahnitshme të kratereve, zbehjeve dhe “defektet” e fqinjit 4.5 miliardë vjeçar të Tokës.

Në llogarinë e tij në Instagram, McCarthy e përshkroi këtë imazh si “projekt bishe”.

(Kosova Sot Online)