Tregimet më të tmerrshme, të vërteta, që kanë të bëjnë me kukullat djallëzore

  • 11 May 2020 - 15:18
Tregimet më të tmerrshme, të vërteta, që kanë të bëjnë me kukullat djallëzore

Joliet Joliet është një kukull e cila ka qëndruar në një familje të mallkuar me gjenerata të tëra. Për plot katër gjenerata, kjo kukull i kishte mallkuar të gjitha femrat e familjes. Secila femër lindte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Por, për fat të keq, djemtë gjithmonë vdisnin në situata misterioze në ditën e tretë pas lindjes. Mallkimi filloi pasi që kukulla Joliet iu dhurua një gruaje nga shoqja e saj hakmarrëse. Pasi që e kishte marrë atë kukull, gruaja lindi një djalë, i cili i vdiq pas tri ditësh. Gjatë natës, nga kjo kukull lëshon bërtitje dhe zëra të foshnjave.

Elmo Është vështirë të besohet se kukulla e dashur Elmo mund të jetë djallëzore, por një rast i tillë real është regjistruar në familjen Bowman. Në vitin 2008, djaloshi dyvjeçar James Bowman kishte një kukull Elmo të atij lloji që mund ta thoshte emrin e pronarit të saj dhe të thoshte disa shprehje qesharake. Problemi i vetëm i kësaj kukulle ishte se asaj "i pëlqente" që, para emrit të pronarit të saj, James, thoshte fjalën "kill" (vrite). Si rezultat i kësaj, ajo vazhdimisht përsëriste "Kill James". Nëna e djaloshit u mërzit nga kjo situatë dhe e humbi këtë kukull para se të mund ta realizonte kërcënimin e saj. Annabelle Annabelle është një kukull reale, e cila ia dilte që t'i frikësonte aq shumë njerëzit, sa që ia doli të paraqitej edhe në ekranin e madh. Kjo kukull i ishte dhuruar një studenteje të infermierisë të quajtur Donna për ditëlindjen e saj të 28- të. Shkurt pasi që Donna e mori këtë kukull, ajo dhe cimerja e saj Angie filluan që të hetonin disa gjëra të çuditshme. Kukulla lëvizte vetvetiu, shkruante mesazhe, bile e sulmonte edhe mikun e tyre, Lou.

Aktualisht kukulla Annabelle gjendet në Muzeun okult "Warren", nëse e keni ndërmend që ta vizitoni. Mandy Mandy është një kukull porcelani e cila ishte prodhuar në Angli, apo Gjermani midis viteve 1910 dhe 1920. Mandy më pas i ishte dhuruar muzeut "Quensel" në British Kolumbia, në vitin 1991, pasi që pronari i saj ankohej se e dëgjonte atë duke qarë në mes të natës. Pasi që muzeu e mori këtë kukull, punëtorët filluan të hetonin se iu mungonte ushqimi, si dhe dëgjonin hapa edhe kur nuk ishte askush duke ecur. Për më tepër, duket se Mandy-t i pëlqen që të shkaktojë probleme të llojllojshme, duke luajtur me kamera dhe duke frikësuar vizitorët e muzeut, duke i përcjellë me sytë e saj. Kukulla djallëzore "Baby Doll" Vetë emri i kësaj kukulle tregon gjithçka. Legjenda e kësaj kukulle i ka rrënjët nga vitet 1800, kur ish i dashuri i bijës së një skocezi të pasur, donte të hakmerrej. Ai e kërkoi ndihmën e njëfarë gruaje të quajtur Marie Laveau. Laveau e mallkoi vajzën, ashtu që kur ajo shkoi për të lindur fëmijën, vdiq, por jo para se ta binte në jetë një krijesë djallëzore në botë. Thuhet se edhe krijesa djallëzore është varrosur afër nënës së tij. Shumë njerëz ishin frikësuar nga ajo krijesë, sa që bënë një kukull të ngjashme me të, me qëllim të përzënies së shpirtrave të ligë. Por, thonë se kjo nuk ishte ide e mirë, meqë edhe kukulla del të jetë djallëzore.

(Kosova Sot Oneline)