Lokacionet misterioze, që mbahen sekrete!

  • 13 May 2020 - 15:02
Lokacionet misterioze, që mbahen sekrete!

Arkivat sekrete të Vatikanit Çfarë gjendet në arkivat sekrete të vatikanit nuk është aspak sekrete. Dokumentet deri në 2 mijë vjet të vjetra mbahen brenda tyre, duke përfshirë edhe peticionet e Henryt të tetë për t'u ndarë nga Catherine e Aragonit, por të gjitha që janë më të vjetra sesa 75 vjet janë në dispozicion për secilin hulumtues të akredituar që i kërkon ato. Është vetë hapësira, e cila thuhet se ka rafte në një gjatësi deri në 83 kilometra, ajo që është vështirë të shihet.

Për të aplikuar për një biletë për hyrje, duhet të jeni akademik i ndonjë universiteti që jeni duke u marrë me një hulumtim shkencor me aftësi për të hulumtuar arkivat. Gjithashtu nevojitet një letër nga dikush që është i kualifikuar në hulumtim historik, si dhe nuk mund të jeni i student i padiplomuar. A bëhet fjalë për një lokacion ku nuk ofrohet fare qasja? Jo. Por duhet të kaloni nëpër shumë gjëra për të hyrë brenda.

Shpellat në Lasko Pikturat e zbuluara në këto shpella franceze janë deri në 20 mijë vjet të vjetra, por shpellat nuk ishin të hapura për publikun deri në vitin 1948. Për fat të keq, lejimi i vizitorëve në shpella u dëshmua si një gabim i madh, dyoksid karboni i dalë nga të gjithë njerëzit që hynë brenda ka dëmtuar dukshëm pikturat, ndërsa sot, askush përveç disa shkencëtarëve të zgjedhur nuk lejohet që të hyjë brenda. Kasaforta globale e farave në Svalbard Çfarë ndodh nëse kemi një apokalips që shkatërron jetën në Tokë?

Ata që do të mbesin gjallë do ta kenë ndihmën e kasafortës globale të farave 'Svalbard' për ta nisur jetën prej fillimit. Shtetet nga e tërë bota kanë dhuruar gjithsej 10 mijë mostra farash nga 2 mijë grupe të bimëve për këtë strukturë tejet të sigurt në Norvegji, por vetëm një grup i zgjedhur njerëzish lejohen që të hyjnë brenda. Bjeshka Weather Ky është një ndër vendet, për të cilin njeriu shpreson që të mos ketë nevojë të hyjë në të ndonjëherë.

Bjeshka Weather është e dizajnuar që ta mbijetojë cilindo lloj të situatës së apokalipsit, por ka gjasa që vetëm një grup i njerëzve shumë të rëndësishëm do të lejohet që të hyjë në rast të ndonjë katastrofe. Një ish-inxhinier i kësaj ndërtese ka thënë se në të ka pompa për qarkullim të ajrit dhe stacion radioteleviziv në mënyrë që të transmetohen lajme pas apokalipsit. Ndërtesa madje ka departamente të policisë dhe zjarrfikësve, pasi që zyrtarët e rregullt e kanë të ndaluar hyrjen në të.

(Kosova Sot Online)