Momenti kur anija kozmike japoneze zbarkon në asteroidin Ryugu

  • 15 May 2020 - 12:13
Momenti kur anija kozmike japoneze zbarkon në asteroidin Ryugu

Më 10 maj 1999, në qiellin e gjerë u zbulua një objekt i errët dhe shkëmbor.

Asteroidi i afërt me tokën dhe potencialisht i rrezikshëm u quajt Ryugu.

Në përpjekje për të kuptuar më mirë këta trupa misteriozë shkëmborë që fluturojnë pranë planetit tonë, astronomët nga Agjencia e Hulumtimit të Hapësirës Ajrore në Japoni (JAXA), dërguan një anije kozmike për të parë nga afër asteroidin Ryugu, transmeton Telegrafi.

Një video e publikuar së fundmi zbulon atë takim të rrallë në detaje dhe na jep një pamje të rrallë në sipërfaqen e asteroidit shkëmbor.

Anija kozmike bëri një rrugë të gjatë (pesë vjet) në hapësirë para se të zbarkonte në Ryugu më 21 shkurt 2019. Videoja tregon momentet kur Hayabusa2 prek poshtë në asteroid, dhe mbledh një mostër të vogël të trupit shkëmbor për ta sjellë përsëri në Tokë.

Këto momente të shkurtra lejuan astronomët të marrin një pamje më të afërt në sipërfaqen e Ryugu, dhe të jenë në gjendje të marrin një kuptim më të mirë të epokës së tij dhe historisë gjeologjike. Ndihmoi gjithashtu shkencëtarët të zgjidhnin një mister në lidhje me ndryshimet e ngjyrave në sipërfaqen e asteroidit.

JAXA lëshoi ëanijen hapësinore Hayabusa2 në 3 dhjetor 2014.

Anija kozmike aktualisht është duke shkuar për në shtëpi, duke sjellë së bashku mostra nga asteroidi në Tokë për analiza. Pritet të zbresë përsëri në Tokë në dhjetor, 2020.

(Kosova Sot Online)