Pamjet zyrtare të marinës, të takimit me një UFO

  • 18 May 2020 - 07:16
Pamjet zyrtare të marinës, të takimit me një UFO

Z yrtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera edhe sot e kësaj dite mohojnë ekzistimin e UFO-ve dhe alienëve, por dita-ditës janë duke dalë në pah dëshmi të reja. Tani janë publikuar pamjet e një UFO-je, të fotografuar në Arktik nga anija amerikane "Trepang, SSN 674" në mars të vitit 1971. Këto fotografi i kishte bërë kërkuesi shkencor Alex Mistretta. Ato foto dëshmojnë "takimin e afërt" midis forcave detare të SHBA-së dhe UFO-ve në "skaj" të Oqeanit arktik, në mars të vitit 1971.

Vendi i saktë ku janë bërë këto foto gjendet midis Islandës dhe ishullit Jan Mayen në Oqeanin atlantik. Ky ishull i takon Norvegjisë dhe banohet vetëm nga meteorologët dhe ushtarët. UFO-t u vërejtën rastësisht, derisa ushtarët ishin në një ekspeditë rutinore shkencore. Këto pamje, sikur që mund të konstatoni edhe vetë, duken tepër autentike. A do të ndikojë kjo që zyrtarët ta ndryshojnë avazin e tyre të mohimit? Mbetet të shohim!

(Kosova Sot Online)