Në kozmos shihen ca struktura të çuditshme, shkëlqyese

  • 20 May 2020 - 07:29
Në kozmos shihen ca struktura të çuditshme, shkëlqyese

Vetëm tani bëhet e ditur se, më 24 qershor, sateliti SOHO kishte regjistruar një strukturë të madhe në formë kryqi, në një afërsi të madhe me Diellin. Disa ditë më vonë, më 7 korrik, një strukturë e ngjashme për një kohë të shkurtër është vërejtur edhe në "Lasco C2", derisa ditën e njëjtë afër Diellit është parë të kalonte një objekt i shkëlqyeshëm, i ngjashëm me yllin.

A thua, çka janë këto objekte? Anije kozmike të alienëve, apo shenja paralajmëruese, që na e tërheqin vërejtjen se do të ndodhë diçka e jashtëzakonshme? Sido që të jetë, derisa t'i biem në fije kësaj pune, edhe këto objekte mund t'i klasifikojmë si të paidentifikuara. Mos po na bëhen tepër objekte të tilla? Pastaj, ka edhe të tillë që mburren me të arriturat shkencore, kur në anën tjetër nuk mund ta shpjegojmë as atë që shihet, e lëre më të padukshmen.  

(Kosova Sot Online)