Bën ultrazërin e shtatzënësisë, aty sheh fytyrën e nënës së vdekur

  • 19 May 2020 - 14:49
Bën ultrazërin e shtatzënësisë, aty sheh fytyrën e nënës së vdekur

Një grua shtatzënë thotë ta ketë parë fytyrën e nënës së saj të vdekur në filmin e një ultrazëri, të bërë për ta kontrolluar shtatzënësinë e saj. E ëma e Rebecca Melia-s, Sharon, kishte vdekur në shkurt pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme me kancerin e veshkave, pa pasur dijeni rreth shtatzënësisë së të bijës. Vdiq relativisht e re Sharon kishte vetëm 49 vjet kur vdiq dhe familjarët thonë se ende e ndiejnë praninë e nënës, edhe pse ajo tani ka vdekur.

Por, tani Rebecca Melia, 30- vjeçare, është edhe më e bindur rreth pranisë së nënës së saj pasi që e kishte parë atë që ajo e konsideron pamjen e nënës së saj, në një film të ultrazërit, të bërë si kontroll rutinor gjatë shtatzënësisë. Gruaja e cila gjendet në muajin e gjashtë të shtatzënësisë, e që i ka edhe dy fëmijë të tjerë, thotë se kishte filluar që të shqetësohej kur infermieret të cilat ia bënin ultrazërin muajin e kaluar, ishin vonuar më shumë se zakonisht. Ato po ashtu ishin vonuar për t'ia dhënë asaj rezultatet. Frika, e më pas gëzimi "Isha e bindur se diçka nuk ishte në rregull me djalin tim. Pa e ditur se çka më priste, infermierja ma dha filmin e ultrazërit duke më thënë: "Mendoj se do të të pëlqejë kjo që do ta shohësh" me një buzëqeshje në fytyrë. Ajo e dinte se më kishte vdekur nëna".

Pas një shikimi më të përafërt të filmit, zonja Rebecca Melia nga Kërkbi, Mërsisajd, tha se pa fytyrën e së ëmës në pjesën e epërme të filmit të ultrazërit. Ja si shprehet ajo: "Nuk mund të besoja. Mbeta e tronditur, por në të njëjtën kohë isha edhe e lumtur. Fytyra e nënës sime, të cilën më kishte marrë malli ta shihja, ishte aty, e qartë sikur dita.

Dhe, doja që sa më parë ta ndaja këtë lajm me të tjerët, për t'i ngushëlluar të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit, duke ua treguar këtë dëshmi se të dashurit tonë që kanë vdekur edhe pse nuk mund t'i shohim, ata janë ende me ne". Zonja Melia, e cila ka pesë motra dhe dy vëllezër, sikur që thamë më lart, është nënë e dy fëmijëve, Charlotte, 10 vjeç dhe Peter, 5. Ajo shton: "Në dhomën time kam një pjesë të vogël me fotografi të nënës sime dhe, para se të shkoja për ta bërë ultrazërin, bisedova me të, duke i thënë se sa do të doja sikur ajo të vinte me mua. Ky është nipi i saj i katërmbëdhjetë dhe ajo ka qenë aty

(Kosova Sot Online)