Raportimet për UFO, dyfish më të mëdha sesa në vitin e kaluar

  • 21 May 2020 - 07:40
Raportimet për UFO, dyfish më të mëdha sesa në vitin e kaluar

Rrjeti i Përbashkët i UFO-ve, që në akronimin origjinal njihet si 'MUFON', ka bërë të ditur se numri i raporteve për shfaqjen e dukurive paranormale ka shënuar një rritje të madhe. Në bazë të informatave të publikuara nga kjo organizatë, që për ndryshe është organizata më e madhe në botë që merret me UFO, tregojnë që gjatë muajit qershor, nga e mbarë bota është raportuar për gjithsej 1.179 shfaqje të UFO-ve, ose objekteve të tjera jashtëtokësore, numër ky që është afro dyfish më i madh sesa ai i vitit të kaluar (vitin e kaluar, në muajin qershor, ishte raportuar për 600 raste të shfaqjes së jashtëtokësorëve).

Megjithatë, drejtori i kësaj organizate, Roger Marsh, ka thënë se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur më tepër për shkak të vetëdijesimit të masës sesa për shkak të rritjes së numrit të dukurive paranormale. 

(Kosova Sot Online)